Lajme

Shqiptarët e burgosur në Greqi nisin procedurat për pajisen me pasaportë

Për herë të parë të burgosurve shqiptarë në burgjet greke do tu jepet mundësia të pajisen me kartë identiteti dhe me pasaportë biometrike.

Kjo marrëveshje është mundësuar prej ministrisë së jashtme greke dhe asaj shqiptare, nën kujdesin e ambasadores shqiptare në Athinë Luela Hajdaraga.

Procesi i aplikimeve ka nisur ditën e sotme në burgun Koridhalos, ndërsa pritet të shtrihet në të gjitha institucionet e riedukimit në Greqi, duke u dhënë mundësi të gjithë shtetasve shqiptarë të dënuar dhe që u ka mbaruar afati i letërnjoftimeve të kryejnë rinovimin e tyre.

Vetëm në burgun Koridhalos do të pajisen me karta identiteti dhe pasaporta më shumë se 100 shtetas shqiptarë.

Ky proces pritet të lehtësoj në sërë procedurash ligjore këtyre shtetasve në këto burgje pasi me mbarimin e afateve të pasaportave, u kishte krijuar shumë probleme ku dhe për pasojë u zvarriteshin proceset gjyqësore për muaj të tërë.

Të dënuarit u shprehën të kënaqur me këtë procedurë, ndërsa në marrëveshjet mes dy vendeve pritet të zgjerojnë edhe më shumë plotësimin e kërkesave të të dënuarve shqiptarë që mbahen në burgjet e shtetit fqinj.

Sipas të dhënave zyrtare janë rreth 1 mijë shqiptarë që vuajnë dënimet në burgjet greke./Gazeta Express/

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close