Categories Lajme

Shqiptarët e gjithë trojeve bashkë në klubin ‘Rilindja’ në Gjermani, ‘çelësi’ i suksesit të mijërave prej tyre. Flasin Valon Shala dhe Lulzim Toska

Lobi i shqiptarëve të Gjermanisë është rritur e forcuar vit pas viti e kjo jo vetëm fal suksesit të mijëra shqiptarëve të Shqipërisë,Kosovës e Maqedonisë por edhe për shkak të mbështetjes që shqiptarët i japin njëri tjetrit. Sot familjet shqiptare në Gjermani numërohen me mijëra.

Jetojnë e punojnë ndershmërisht e shumë prej tyre janë tashmë sipërmarrës me peshë në shtetin gjerman. Ka qenë iniciativë e shqiptarëve të parë të gjendur në Gjermani ngritja e një shoqate shqiptare ku shqiptarët bashkëpunojnë e mbështesin njëri tjetrin jo vetëm matanë kufirit por edhe duke siguruar shpesh ndihma për Shqiptarët në Kosovë Shqipëri e Maqedoni. Klubi i Shqiptarëve, klubi ‘Rilindja’ është një prej atyre shoqatave të krijuar që në fillim të viteve 1990 dhe që ende sot funksionon si bashkim i diasporës.

Valon Shala, edhe pse ka lindur në Gjermani, lidhjet me atdheun i ka të forta. Ai drejton sot klubin e Shqiptarëve në qytetin e Bocholtit. Një klub që bazë ka ndihmën e shqiptarëve që zgjedhin të punojnë në këtë rajon. Ambientet e klubit flasin shqip, të rrethuar nga simbolet kuq e zi, Shqiptarët mblidhen festojnë, flasin, e mbështesin njëri tjetrin.  “Klubi Rilindja u themelua në vitet 1990 dhe u themelua nga shqiptarët e parë që kanë ardhur në Bocholt.

U themelua për një arsye shumë të thjeshtë, për të mbajtur kulturën, për të mbajtur muhabetin me njëri-tjetrin, për ta parë njëri-tjetrin. Vitet 90′ kanë qenë të vështira për shqiptarët edhe në Shqipëri e Kosovë. Ishte momenti i duhur. Ne jemi diasporë, kështu e kanë nisur baballarët tanë. Për të dëgjuar një fjalë shqip, për të folur e bërë një muhabet shqip. Klubi funksionon në mënyrë private, klubi mbahet me kontribut të çdo anëtari, cdo antar bën një pagesë mujore dhe përveç pagesës më e rëndësishme është aktiviteti, aktivizimi i cdo antari.

Ne jemi afër 60 familje në këtë klub. Janë prej Kosovës, Maqedonisë e së fundmi edhe të Shqipërisë. Shqiptarët në Bocholt janë integruar më shumë se kulturat e tjera. Kështu e kemi ne shqiptarët integrimin e bëjmë shpejtë. Në vitet 90′ shumica kanë ardhur si refugjatë, por duke iu kushtuar punës, edukimit të vete shumë prej tyre kanë arritur në pozita të larta. Shumë kanë hapur firmat e fabrikat e tyre, unë nuk mbaj mend një shqiptar të jetë pa punë, asnjë shqiptar nuk rri pa punë.

Shifra të sakta të shqiptarëve këtu nuk kemi, sepse shumë prej tyre janë të rregjistruar me dokumenta të tjera, me nënshtetësi si Greke….unë për vete jam me nënshtetësi gjermane edhe pse jam i Kosovës. Në këshillin e Komunës, aty e kam një mandat por ata nuk e dinë numrin e shqiptarëve të saktë por përafërsisht janë 500 familje në Bocholt dhe rrethinat. Këtë lokal e kemi hapur në janar, para këtij kishim një lokal tjetër. Më kujtohet një moment kur i patëm vendosur flamurin e Shqipërisë para lokalit dhe kjo i ngre ( i bën të ndihen mirë) automatikisht shqiptarët. Cdo shqiptar që e sheh flamurin para dere është i mirëseardhur.

Mund të vijnë për qejf, për ndihmë, për mbështetje, për angazhim. Pse kjo lidhje me gjuhën shqipe edhe për ata që kanë lindur në Gjermani? Po pse jo? Nuk mundemi mos të mbajmë lidhje. Si mund të mos mbajmë lidhje. Ne në Gjermani jemi me vite, faktikisht kemi 50 vite, babai im ka qenë një prej të parëve që ka dalë prej Kosove. Jo për qejf, me dert. Për të bërë lekë për familjen për shtëpinë e për tu kthyer prap por jeta këtu ka qenë më e mirë, sesa Shqipëria e Kosova në ato vite edhe mbeti këtu.

Shumë shqiptar që erdhën nuk donin të vazhdonin jetën këtu, por të bënin lekë ë të ktheheshin, por nuk u kthyen. Shumë pak u kthyen në atdhe. Shumica mbeti këtu, krijuan familje bënë fëmijë. Dhe tek ne kanë nxjerrë mallin e vetë për Shqipërinë. Unë kam lindur në Gjermani, gjuhën e kam mësuar elementaren në shtëpi me prindërit, pastaj me miqtë e shokët dhe në shkollën shqipe. Hapja e shkollës shqipe ka qenë iniciativë e këtij klubi, prindërve tanë. Kanë mundësuar ardhjen e mësuesve nga Shqipëria.

Kemi patur 6 mësues prej Shqipërie e Kosove. Sot kemi mësuese Teutën që kujdeset për fëmijët tanë. Fëmijët i çoj në shkollë shqipe, e kanë të vështirë por ne duhet ti tregojmë rëndësinë e kësaj gjuhe…”, thotë Valoni. Lulzim Toska, një tjetër shqiptar i Kosovës, nga Gjilani ka 22 vjet që jeton në Gjermani dhe tregon lidhjet e forta me Shqipërinë. Në ruajtjen e gjuhës dhe traditave shqiptare. “Unë jam sekretar i klubit Rilindja.

Duhet të them që është kënaqësi të mblidhemi të gjithë këtu, nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi. Jemi të githë shqiptarë. Qëllimi është bashkimi kombëtar. Më duhet të them se ne shqiptarët jemi mbajt gjithmonë bashkë”, thotë Lulzimi. I pyetur nga gazetarja e Fax News Afrovita Hysaj se si ka qenë jeta e shqiptarëve në Gjermani para 22 vitesh dhe sot ai thotë: Kur kemi ardhur na kanë pritur shumë mirë, por ne shqiptarët jemi mbajtur gjithmonë bashkë. Sot jeta është shumë e lehtë, ndërsa shumica punojnë në ndërtim, por ka dhe shumë të tjerë që punojnë në administratë. Jeta ime ka qenë e lehtë kur kam ardhur, flisja shumë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME