Categories Lajme

“Shqiptarët e m****”, zbardhet sherri me italianin, si u qëllua me armë i riu shqiptar

“Shqiptarët e m…”, këto kanë qenë fjalët e një gruaje italiane drejtuar një 25-vjeçari shqiptar që ka sjellë plagosjen me armë zjarri të këtij të fundit që për momentin i dihet vetëm mbiemri, Tahiri. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në një klub nate në Genova, në via Pastorino, ku të dyja palët shkonin shpesh e njiheshin me njëri-tjetrin.

Por, mbrëmë pas disa gotave me alkool, gruaja ka ofenduar shqiptarin duke u treguar raciste ndaj tij. “Shqiptarët e m…”, ka thënë ajo, fjalë që kanë sjellë reagimin e të riut që ishte nën shoqërinë e një vajze. Por, mes tyre ka ndërhyrë një italian që mbrëmë shoqëronte gruan në fjalë. Fioravanti Menotti, 60 vjeç, nxorri armën e zjarrit dhe qëlloi tre herë mbi shqiptarin.

25-vjeçarin e kapi vetëm një nga plumbat dhe aktualisht ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa, autori i ngjarjes u shpall në kërkim, por pas më shumë se 12 orësh ndjekjeje, u arrestua në zonën via Polonio dhe akuzohet për tentativë vrasjeje. Pistoleta e përdorur për plagosjen, e kalibrit 9, u sekuestrua nga policia. Gjithashtu, në banesën e autorëve u gjetën dhe një armë tjetër e pushkë.

Të dy njihen si njerëz të qetë e pa precedentë penalë. Këtë thotë dhe vetë xhaxhai i shqiptarit Antonio Tahiri.

“Djalë i qetë, i shkëlqyer, për dy fjalë goje janë kapur aty. Ata njiheshin me njëri-tjetrin, edhe unë e njoh italianin sepse punojnë me ne gjithë kohës. Ai është marinar. Sigurisht që njiheshin, por dy gota alkool ja kun a sjellin,”- tha Tahiri ndër të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME