Categories Lajme

Shqiptarët heqin dorë nga buka, bien blerjet e grurit dhe misrit

Qytetarët shqiptarë duket se kanë ulur konsumin e bukës në gjysmën e parë të vitit. Shifrat zyrtare, të Ministrisë së Bujqësisë, tregojnë një rënie të ndjeshme të importit të drithërave në vend.

Konkretisht, në 6 muajt e parë të 2019, import i grurit dhe meslinit ka rënë me 9.8 për qind, ku janë importuar 94.7 mijë ton nga 113.9 mijë ton që u importuan në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po ashtu, rënie ka edhe import i misrit, ku gjatë këtij viti hynë në vend 48,7 mijë ton, nga 49.9 mijë ton që u importuan në gjashtë mujorin e parë të 2018-ës.

Në total, vendi ynë ka blerë nga jashtë 4.1 miliardë lekë drithëra gjatë kësaj periudhe. Të dhënat tregojnë rënie të konsumit të bukës në vend, pasi drithërat e prodhuara në vend, më së shumti shkojnë për konsum familjar apo për bagëtinë. Partnerët kryesore nga ku Shqipëria furnizohet për grurin, miellin dhe thekrën janë Rusia dhe Serbia.

Sipas raporteve të departamenti Amerikan të Bujqësisë, USDA, konstatohet se konsumi i grurit në Shqipëri mbulohet kryesisht nga importi. Shqipëria importon mesatarisht 260,000 -300,000 ton grurë në vit, 49% e të cilit nga Rusia dhe menjëherë pas saj 28% nga Serbia./scan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME