Categories Lajme

Shqiptarët kursejnë më pak këtë vit, rriten depozitat me 600 milionë euro nga shkurti 2020

Pas rritjes me ritme të larta të kursimeve në 2020-n, që përkon me periudhën pandemike, shqiptarët po kursejnë më pak këtë vit, po gjithsesi tendenca mbetet në zgjerim.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se në fund të muajit shkurt, stoku i depozitave në vend arriti në 1.11 miliardë lekë, me një rritje të lehtë prej 0.16% në krahasim me muajin e mëparshëm, pothuajse në të njëjtin ritëm si në muajin e parë të vitit. Në krahasim me janar-shkurt të 2020-s, kur nuk kishte filluar pandemia, depozitat janë rritur katër herë më pak.

Rritja në shkurt ka ardhur tërësisht nga kursimet në euro, ndërsa ato në lekë kanë shënuar prirje rënëse. Tendenca është e kundërt nga viti i mëparshëm, kur rritja u udhëhoq nga depozitat në lekë. Në janar dhe në shkurt, kursimet në monedhën vendase kanë rënë lehtë, ndërsa ato në euro ishin në zgjerim.

Me bazë vjetore, (shkurt 2021/shkurt 2020), kursimet janë rritur me 7%, ose 73 miliardë lekë (600 milionë euro më shumë), si rrjedhojë e shtimit të lartë të tyre në muajt e pandemisë, të udhëhequra nga depozitat në monedhën vendase.

Kjo tendencë e rritjes së kursimeve në periudhë pandemie ishte e pranishme në të gjitha vendet e Europës. Mungesa e udhëtimeve dhe pasiguria për të ardhmen shtynë familjarët që të linin më shumë para mënjanë.

Rritje të ndjeshme shënuan dhe depozitat e bizneseve, që me bazë vjetore në shkurt u rritën me 20% në lekë dhe 13% në euro. Frenimi i investimeve nga pasiguria e lidhur me krizën dhe rritja e pagesave nga shteti në dhjetor janë arsyet e kësaj tendencë.

Si në lekë, ashtu dhe në valutë, rritja ka ardhur nga depozitat me likuiditet të lartë (pa afat), teksa normat e ulëta të interesit për kursimet janë shumë të ulëta, duke mos nxitur vendosjen e kursimeve në depozita me afat.

Kursimet e individëve në lekë pa afat u rritën me 25% me bazë vjetore në shkurt (+31 miliardë lekë), ndërsa ato me afat ranë me 3.5%. Normat e interesit vjetor për monedhën vendase janë rreth 1%.

Në euro, kursimet e individëve në llogaritë rrjedhëse për të njëjtën periudhë u zgjeruan me 14.8% (+19.7 miliardë lekë), ndërsa me afat ranë me 5.7%, teksa normat e interesit për euron janë zëro.

Në fund të muajit shkurt, depozitat në euro përbënin 53.7% të totalit, me një rënie prej 1 pikë përqindjeje në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, për shkak të rritjes më të shpejtë të kursimeve në lekë gjatë periudhës së pandemisë./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME