Lajme

Shqiptarët plagosin me thikë 16-vjeçarin maroken në Itali, i mituri ‘luftë’ me jetën

Një 16-vjeçar maroken është plagosur me thikë nga një grup të rinjsh shqiptarë pas një përleshjeje ditën e djeshme në Kolonjë.

Sipas asaj që shkruajnë mediet italiane, 16-vjeçari është në gjendje të rëndë dhe ndodhet i shtruar në spital.

Ai u godit disa herë me thikë gjatë një sherri që shpërtheu me disa të rinj me origjinë shqiptare, shkruan Ansa.

Policia është lajmëruar nga disa kalimtarë që kanë parë 16-vjeçarin të plagosur. Sulmuesit pas ngjarjes janë larguar, ndërsa arma me të cilën është plagosur i mituri nuk është gjetur akoma.Hetuesit po shqyrtojnë disa dëshmi dhe pamje të regjistruara nga kamerat e vëzhgimit që funksionojnë në zonë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close