Lajme

“Shqiptarët u japin urdhra ushtarëve greke”/ Videoja që po bën xhiron në internet!

Në mediat greke dhe internet po qarkullon një video, ku shfaqen dy shqiptarë, të cilët komandojnë ushtarët grekë. Videoja me titull “Shqiptarët u japin urdhra ushtarëve greke” ka sjellë shumë reagime në shtetin fqinj.

Në video shfaqen dy të rinj, të cilët pasi flasin në shqip, duke përshëndetur bashkëatdhetarët dhe më pas i drejtohen ushtrisë greke duke i dhënë komanda. Mediat greke thonë se videoja e publikuar në Instagram është e diskutueshme, pasi nuk është bërë publike koha kur është postuar.

“Shumë përdorues të internetit pyesin se si është e mundur që dy shtetas të huaj të jenë në radhët e ushtrisë greke dhe të urdhërojnë ushtarë grekë”, shkruajnë mediat. Njëri nga dy protagonistët e videos, pasi urdhëron ushtarët i fton ata të bërtasin emrin e një personi të famshëm shqiptar.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close