Categories Lajme

“Shqiptarëve nuk iu ka munguar nga koha e Skënderbeut”, Rama: Aeroportet, “fabrika buke”

“Si fabrika buke” i ka cilësuar kryeministri Edi Rama aeroportet, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë të gjithë atyre që e kundërshtojnë.

Nga kantieri i aeroportit të Vlorës, ku sot nisin punimet, kreu i qeverisë përmendi dhe njëherë se shqiptarëve nuk iu ka munguar buka që nga koha e Skënderbeut. Kryeministri tha se këtë sqaroi e ka për ata që thonë “ç’na duhen aeroportet, s’kemi bukë”. Rama theksoi se portet dhe aeroportet janë të rëndësishme në vend, duke i cilësuar si motorë të ekonomisë.

“Çështjen e bukës shqiptarët nuk e kanë pasur problem që nga koha e Skënderbeut, nëse nisemi nga buka si bukë. Aeroportet janë fabrike buke, sepse rrisin të ardhurat e vendit. Sjellin konsumatorë në vend dhe sa më shumë njerëz vijnë në një vend nga aeroportet aq më shumë vendi ka mundësi të rrisë shërbimet sepse krijohet një zinxhirë i tërë ekonomik.

Nga gjithë ky zinxhirë rriten edhe të ardhurat për buxhetin e shtetit. Nuk duhemi të shqetësohemi kur ndërtohet porte dhe aeroporte sepse janë motorë të ekonomisë. Dhe me filli,in e kësaj pune si dhe me fillimin e punës për Sarandën vendosim një sistem të ri motorësh për ekonominë shqiptarë. Në aeroportin Tiranës po shihet qartë ulja drastike e çmimeve të biletave, nis së shpejti plani i ri për terminalin e dytë, për zgjatimin e pistës që do të rrisë kapacitetet pritëse të aeroportit,” u shpreh Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME