Një 52-vjeçar shqiptar është protagonist në një aksident në Greqi. Mediat greke raportojnë se shqiptari aksidentoi me motor një fëmijë 11 vjeç. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës në rrugën ‘Miaouli’ në Chalkida dhe sipas mediave, 52-vjeçari me motor e tërhoqi zvarrë të miturin.
Ndërsa shqiptari fillimisht u shoqërua në polici, por më pas u vendos që ai të hetohej në gjendje të lirë. Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.