Lajme

Shqiptari humb llogjikën, bën për spital tre të moshuar

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Itali, ku protagonist është bërë një shtetas shqiptar.

Ky i fundit është arrestuar nga policia në Castel San Pietro Terme, pasi sulmoi tre të moshuar.

Ka qenë një kalimtar i rastit që ka njoftuar karabinierët, të cilët erdhën menjëherë në vendngjarje.

Ata bllokuan 39-vjeçarin, i cili sipas mediave italiane, i kishte dhunuar të moshuarit pa arsye.

Të lënduarit janë të moshave, 66,73 dhe 77 vjeç. Ata u dërguan në urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mësohet se të moshuarit u diagnostifikuan me trauma të ndryshme në kokë dhe në gjoks.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close