Lajme

Shqiptari i arratisur grabit bankën në Greqi, publikohet videoja

Policia deklaroi se një 42-vjeçar shqiptar në Greqi, i cili ishte arratisur nga burgu prej janarit të vitit 2020, është arrestuar pasi në bashkëpunim me një 58-vjeçar grek, grabitën një bankë në zonën Peristeri të Athinës.

Mediat helene kanë publikuar videon e momentit kur shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, shkon tek arkëtari, dhe duke kërcënuar punonjësit me armë, merr të gjitha paratë që ndodheshin në arkë.

Arratisja e tyre nuk zgjati, pasi policia greke bëri të mundur kapjen dhe prangosjen e tyre. Policia greke thotë se shqiptari ishte arratisur nga burgu në 20 janar të vitit të kaluar, ku ishte dënuar për vjedhje, rezistencë dhe hyrje ilegale në Greqi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: