Categories Lajme

Shqiptari i dënuar për vrasje kërkon azil në Angli: Më rrezikohet jeta!

Një shqiptar, i cili ka kryer dënimin për vrasje dhe shumë vepra të tjera penale ka përplasur depuetët britanike në një seancë ku u vendos për anonimatin e tij. The Sun shkruan se shqiptari, një burrë i moshës së mesme ka shkuar në Britaninë e Madhe me gomone, pasi ka kryer një dënim për vrasje e vepra të tjera penale në Shqipëri.

Shqiptari ka kërkuar që identiteti dhe çdo e dhënë që mund ta identifikojë atë duhet të mbahet e fshehtë pasi i rrezikohej jeta nga grupet rivale në Shqipëri. Por, jo të gjithë kanë qenë dakort.

Deputeti konservator David Morris tha: Është një vendim i egër që tregon përbuzje për qytetarët britanikë. Pse të mbrohet ‘siguria’ e një krimineli karriere që është dënuar për vrasje, i cili nuk ka të drejtë të jetë këtu?

Deputeti tjetër i konservatorëve, Philip Davies tha: Publikimi i identitetit dhe krimeve të tij është qartësisht në interesin publik.

Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha: Është një shembull tjetër tronditës që tregon pse ne duhet të ndalojmë gomonet.

Por, gjykatësi Nicholas Aldridge, 51 vjeç, vendosi që asgjë nuk duhet të publikohet që mund të identifikojë “drejtpërdrejt ose tërthorazi” shqiptarin, duke përfshirë listën e tij të krimeve.

The Sun shton se gjykatësi u aka ndaluar edhe mediave identifikimin e tij, por që e kanë apeluar këtë vendim. shqiptari ka kërkuar gjithashtu që të lirohej me kush nga burgu, pork jo gjë është mohuar nga gjykatësi. Së shpejti pritet të merret një vendim nëse ai do të dëbohet nga vendi.

Emigrantët shqiptarë kanë qenë kryefjala e mediave britanike muajt e fundit. Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Britaninë e Madhe ku u takua me kryeministrin Rishi Sunak dhe nënshkruan një marrëveshje. Të gjithë shqiptarët që po e vuajnë dënimin në burgjet angleze, do të ekstradohen në atdhe. Kjo gjë do të bëhet gradualisht.

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman është treguar mjaft e ashpër dhe e ka konsideruar një pushtim emigrimin e shqiptarëve në Britani. Gjuha e Braverman është krahasuar me atë të nazistëve.

Një e mbijetuar e Holokaustit rrëfeu për Sky News se gjuha e përdorur nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman për të përshkruar emigrantët është shumë e ngjashme me atë që u përdor në Gjermaninë naziste kundër popullit hebre.

Joan Salter, 83 vjeçe, tha se kur dëgjonte termat ‘tufë’ dhe ‘pushtim’, i kujtohej gjuha e përdorur për të justifikuar vrasjen e familjes së saj dhe miliona të tjerëve. Megjithatë Braverman nuk dorëzohet! Ajo vazhdon të mendojë njësoj dhe ka rinisur negociatat për dëbimin e emigrantëve drejt Ruandas, të cilin e konsideron një vend të sigurtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME