Categories Lajme

Shqiptari i famshëm shkëlqen në skenën e Sanremos

Këngëtari i famshëm shqiptar, Ermal Meta ka marrë pjesë këtë vit në festivalin e madh të “Sanremos” në Itali. Meta i cili ka fituar vendin e parë në këtë festival në vitin 2018-ën së bashku me Fabrizio Moron, sivjet po konkurron vetëm me këngën me titull “Un milione di cose da dirti”, “Një milionë gjëra për të thënë”. Ai interpretoi në natën e tretë të festivalit, duke shkëlqyer me paraqitjen e tij dhe interpretimin live.

Bazuar në klasifikimin e deritanishëm të festivalit nga votat e publikut, Ermali kryeson i pari në listën e 26 artistëve pjesëmarrës të gjysmëfinaleve. Këngëtari shqiptar i ka bërë për vete italianët me tekstin e këngës, i cili është mjaft i ndjeshëm dhe vë në pah dashurinë e vërtetë. “Pa emër unë, pa emër ti. Dhe flasim derisa të mos na duhet më një emër. Pa nxitim unë, pa nxitim ti. Butësisht prekim njëri-tjetrin për t’u kuptuar më shumë”, janë vargjet me të cilat nis teksti i këngës. Në vitin 2018, Ermal Meta  fitoi Sanremon në bashkëpunim me Fabrizio Moron me këngën “Non Mi Avete Fatto Niente”, ku përfaqësuan Italinë atë vit në “Eurovision” dhe së bashku u renditën në vendin e tretë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME