Lajme

Shqiptari masakron me thikë gruan e tij italiane në mes të autobusit, e godet në kokë dhe gjoks

Një shqiptar ka masakruar me thikën gruan e tij italiane në mes të autobusit në La Spezias. Ngjarja ka tmerruar edhe vetë pasagjerët.Pas sulmit nga bashkëshorti, gruaja u shtrua në spital me plagë të thella, veçanërisht në gjoks dhe kokë, dhe po i nënshtrohet një operacioni.

Ndërkaq, shqiptari ka tentuar të arratisej, por u kap nga policia pranë derës së së pallati. Gruaja e tij është italiane ndërsa autori është me origjinë shqiptare, shkruajnë mediat italiane. 

Nga rindërtimi i skenës së plagosjes duket se shqiptari ka ndjekur gruan e tij në rrugë duke e goditur me thikë në kokë dhe gjoks, teksa ajo ka hipur në një autobus për t’i shpëtuar kthetrave të të shoqit. Por shqiptari e tërhoqi më pas zvarrë duke e goditur me thikë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close