fbpx
Lajme

Shqiptari niset me 40 kg suxhuk në SHBA, por e “tradhton” qeni

Një qen nuhatës i njësisë K9, ka gjetur 40 kilogramë suxhuk të futur ilegalisht në aeroportin ndërkombëtar Newark të New Yorkut, shkruan New York Post.

Qeni nuhatës që konsiderohet si ekspert i kontrollit të bagazheve Kody, po mbikëqyrte valixhet që vinin nga Kosova kur alarmoi eprorët e tij për një valixhe të dyshimtë, dhe aty menjëherë reaguan zyrtarët për mbrojtjen e kufijve dhe të doganës. Me të hapur valixhen, ata gjetën 40 kilogramë suxhuk që me ligjet aktuale në Shtetet e Bashkuara, ndalohet në këtë mënyrë transportimi i tij. “Duke marrë parasysh rrezikun që paraqet mishi këto ditë pandemie, suxhuku mund të rrezikojë shëndetin publik”, ka thënë Troy Miller, drejtor i CBP në New York.

Pasagjeri nuk ishte në dijeni për moslejimin e transportimit të suxhuk, madje zyrtarëve të aeroportit u kishte thënë se bëhet fjalë “për suxhuk shtëpie”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button