Lajme

Shqiptari zbret nga makina për të pirë cigare, gruaja ikën dhe e lë në rrugë

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur së fundmi në Gjermani. Mediat vendase kanë bërë me dije se të shtunën policia shpëtoi një burrë nga një emergjencë e pazakontë në tunelin kufitar Füssen. Policia u njoftua se një burrë kishte mbetur në tunel duke ecur në këmbë pasi gruaja e kishte harruar teksa ishte duke pirë cigare. Shqiptari u tregoi policëve se për shkak të trafikut të rënduar ai kishte zbritur nga makina për të pirë cigare dhe gruaja e tij kishte ikur duke e harruar aty. Kur trafiku u lehtësua gruaja iku dhe e la burrin në mes të tunelit. Ky i fundit pasi erdhi policia arriti të fliste me të dhe të dy u bashkuan bashkë për pjesën tjetër të rrugës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: