Lajme

Shqiptarit në Kanada i ndrit fati, fiton 1 milion dollarë në lotari

Një shqiptar nuk u ka besuar syve, ku ka parë se ka fituar 1 milionë dollarë në lotarinë “Lotto Max”.

Babai i tre fëmijëve, Gazmen Hashani që jeton në Kanada, ka fituar llotarinë më sot, 18 tetor. Ai ka treguar se nuk mund ta besonte se ka fituar paratë dhe se e ka skanuar dy herë biletën.

Ndër të tjera 49-vjeçari rrëfen se kur ia tregoi lajmin gruas ajo nisi të dridhej dhe lumturohej.

“Bileta e fundit që kontrollova thoshte 1 milion dollar. Nuk mund ta besoja dhe e skanova edhe dy herë të tjera. Kur tha të njëjtën gjë, e futa shpejt biletën në xhep. Kur i thashë gruas se fitova 1 milion dollarë, ajo filloi të dridhej. Ajo ishte shumë e lumtur dhe e emocionuar për familjen tonë” tha ai.

Shqiptari ka treguar se me paratë që ka fituar mendon të shoh për një shtëpi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close