Categories Lajme

Shqiptarja e mbetur pa banesë nga tërmeti i 26 nëntorit kërkon strehim në Aquila

Debati mbi mos premtimet e pambajtura ndaj banorëve të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të 2019 në Shqipëri ka mbërritur dhe në Itali. Shtetesja shqiptare, Kozeta Bejdollari, nga Gramshi, e mbetur e vetme me dy fëmijë të mitur, pa shtëpi e me biznes të shkatërruar nga tërmeti, kërkon strehim në Aquila të Italisë.

Kërkesa e saj bazohet në premtimin e një viti më parë të kryetarit të bashkisë së Auqilas Pierlugi Biondi, i cili menjëherë pas tragjedisë natyrore që goditi Shqipërisë deklaroi se ” do vinte në dispozicion banesa të realizuar pas tërmetit për familje shqiptare të mbetura pa shtëpi, si dhe do të ndihmonte me bagazhin e eksperiencës profesionale e njerëzore në menaxhimin e situatës së kësaj emergjence në Shqipëri.”

Nëna shqiptare zgjodhi të rinisë jetën e saj së bashku me dy të miturit në Aquila, qyteti ku jeton i vëllai i saj e mbi të gjitha qyteti qe qyteti që premtoi publikisht mbrojtje e strehim për njerëz si ajo që tërmeti i shkatërroi gjithçka.

Qyteti i Aquilas në Itali ka një histori të dhimbshme me tërmetin që më vitin 2009 goditi këtë territor duke shkaktuar mbi 300 viktima e mbi një mijë të plagosur, e ka një ndjesi të veçantë për çdo komunitet apo qytet që troditet nga një tragjedi e tillë.

Menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, komuna e Auqilas u vu në dispozicon të kërkesave të Departamentit të Mbrojtjes civile Italiane për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë e rreth 60 vullnetarë italianë nga Aquila mbërritën në venditn tonë e ngritën një tendë ku u strehuan 250 banorë të goditur nga katastrofa e tërmetit.

Rasti i gruas shqiptare që zgjodhi Aquilan për të rinisur jetën e për të marrë premtimin e dhënë nga kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, është bërë publik nga këshilltarja komunale e kësaj bashkIe Edlira Banushaj.

Për RTV Ora ajo deklaron se e gjen basurde mosmbajtjen e një vendimi të bërë publik e në letrën e saj e drejtuar kryetarit të Bashkisë së Aquilas shkruan:

“Ishte 26 nëntori i vitit 2019 kur një ditë pas tërmetit katastrofik që goditi Shqipërinë, ju deklaruat se nuk do ta harronit kurrë makinë e solidaritetit që më 2009 ndihmoj banorët e Aquilas, e se viheshit në dispozicion të komunitetit shqiptar  me banesa të dëmtuara post tërmetit, si dhe me aftësitë profesionale që kishit perfeksionuar gjatë këtyre dhjetë viteve të menaxhimit të situatave të emergjencës.”

Në letrën e saj këshilltarja shqiptare e cilëson indiferent qëndrimin e kryebashkiakut të Aquilas që injoron e nuk i përgjigjet kërkesës së nënës shqiptare.

“Kjo grua, shkruan ajo, erdhi në Aquila duke iu besuar fjalëve të juaja e duke menduar se do të riniste jetën në qytetin tonë, që dinte të mikpriste cilindo që kishte humbur gjithçka nga dridhjet e tokës.”

“Për shkak të pandemisë kjo grua shqiptare priti me durim përgjigjen tuaj, por tashmë e ardhmja e saj dhe e fëmijëve të saj është një përgjegjësi e juaja”, lexohet në këtë letër.

Këshilltarja shqiptare e Bashkisë së Aquilas ka informuar se në rast se kryetari i bashkisë Pierluigi Biondi nuk respekton premtimin e tij publik, ajo do të kërkojë një interpelancë të detajuar në Këshillin Bashkiak për të diskutuar rastin e gruas shqiptare e në të gjitha zyrat kompetente. Për RTV Ora këshilltarja e Komuës së Aquilas Edlira Banushaj informon se nëna shqiptare është e ndarë nga bashkëshorti e se pamundësia për të jetuar në Shqipëri pa banesë e ka detyruar të mbërrijë në Aquila ku jeton vëllai i saj.

Lettera Aperta Al Sindaco-2_001 by Ora News Lajme on Scribd

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME