fbpx
Lajme

Shqiptarja zgjidhet mjekja më e mirë në Slloveni: Çmimi më erdhi nga pacientët

Hatije Ismaili është shqiptarja që është shpallur mjekja më e mirë në Slloveni. Ajo ka fituar një çmim mjaft të rëndësishëm atje, pasi është zgjedhur nga vetë pacientët. Në një lidhje direkte me Skype për ‘ABC e Mëngjesit’, ajo ka treguar emocionet e marrjes së këtij çmimi. Sakaq, ka ndarë edhe disa nga eksperiencat e saj të përjetuara gjatë viteve të punës.

“Gazeta mjekësore Viva bën nominimin në bazë të pacientëve dhe më pas zgjidhen mjekët sipas fushës. Edhe unë u zgjodha si gjinekologia më e mirë, si dhe më pas mjekja më e mirë. Këtu janë të përfshirë të gjithë mjekët e Sllovenisë dhe më zgjodhën mua si gjinekologen më të mirë.

Të them të drejtën unë nuk kam punuar asnjëherë për ndonjë çmim, por u ndjeva mirë. Sepse më zgjodhën vetë pacientët. Atë ditë që kishim nominimet, mbas ceremonisë erdha në punë”, tha mjekja.

Më pas ajo shtoi: “Gjatë këtyre 24 orëve të fundit nuk kishim shumë lindje, në spitalin tonë ka shumë lindje, kështu që i bie 3 deri në 4 lindje në ditë. Por varet nga dita ka 9, 1, nuk ka fare.

Kur isha në specializim, këtu na mundësojnë të shkojmë në shtetet e jashtme që të shohim si shkon puna aty. Unë zgjodha Shqipërinë dhe shkova në vitin 2007 në spitalin Mbretëresha Geraldinë dhe takova kolegët e mit të cilët gjej rastin ti përshëndes. Për mua ishte hera e parë në Shqipëri, pasi jam nga Maqedonia. Prindërit e mi kanë punuar në një shëtitore, unë si fëmijë kam vajtur në Slloveni dhe e kisha pak më të lehtë gjuhën dhe kur shkova për studimet e kisha pak më lehtë”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button