Lajme

Shtatë ditë e humbur, gjendet trupi i pajetë i 3-vjeçares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në provincën Mersin të Turqisë, ku ekipet e shpëtimit gjetën trupin e pajetë të një vajze vetëm tre vjeçe. Ajo ishte shpallur e humbur shtatë ditë më parë, teksa familja njoftoi policinë se nuk kishte asnjë gjurmë të së bijës prej disa orësh. Sipas mediavek ture, kërkimet zgjaten disa ditë dhe vetëm mëngjesin e sotëm familja u njoftua për gjetjen e saj, por fatkeqësisht të pajetë. Policia po heton shkaqet e ngjarjes dhe nëse është ushtruar dhunë ndaj fëmijës për të kuptuar edhe rrethanat, në të cilat ajo vdiq.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: