Lajme

Shtëpi të re djalit që u shpëtua nga familja rome, dhuratë nga boksieri Ismail Keta

Familja Xhemalaj, e cila gjeti në koshin e mbeturinave Isaleon, vetëm pak ditë që kishte lindur, djalin i cili tashmë është 14 vjeç, më në fund ka shtëpi të re.

Boksieri Ismail Keta iu përgjigj thirrjes së familjes së Isaleos, dhe së bashku me fondacionin e tij (por dhe donator gjerman) i ka dorëzuar çelësat e shtëpisë së re.

12 vite më parë transmetuam historinë e Isaleos që u rrit nga familja rome si të ishte fëmija e tyre.

Leonardi e gjeti Isaleon në rrugë, të braktisur, kur ishte vetëm disa muajsh. Mes halleve të veta, nuk u mendua fare ta bënte pjesë të shtëpisë. E rriti si ta kishte një nga fëmijët e tij, me atë strehë e atë shtrat që mund t’i ofronte, por me dashuri. Kampioni Jonny Ismail Keta u njoh me rastin po aq rastësisht. Sot, të dy bashkë, i dhuruam familjes Xhemali çelësat e shtëpisë së tyre të re, sepse mirësia e gjen rrugën për t’u kthyer në shtëpi.

Për të ardhmen e këtij djali që sot është 14 vjeç dhe të atyre që e rritën, do të bëjmë ç’të mundemi, të gjithë bashkë, për t’i ofruar lehtësirat që nuk i siguroi dot familja biologjike.

Faleminderit Ismailit dhe të gjithë ekipit që gezuan sot jo vetëm familjen Xhemali, por të gjithë komunitetin që i priti e mes të cilëve do të jetojnë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close