Lajme

Shtëpia e Shqiptarëve në Bocholt “, pas celjes zyrtare të sezonit turistik në Vlorë, një delegacion i bashkisë së Vlorës është zhvendosur në Rinin e Veriut dhe Vesfalisë

Shtëpia e Shqiptarëve në Bocholt “, pas celjes zyrtare të sezonit turistik në Vlorë, një delegacion i bashkisë së Vlorës është zhvendosur në Rinin e Veriut dhe Vesfalisë , ne nje prej landeve me industrial te Gjermanise per te promovuar sezonin turistik. Kreu i Bashkise se Vlores, Dritan Leli tha per mikrofonin e A2cnn se eshte e rendesishme te promovohet qyteti ne shtete te cilat jane potencial turistik zhvillues per Vloren.

Kreu i bashkise se Vlores morri pjese ne disa evente, pritur nga Kreu i bashkise se Bocholtit ne kuader te nenshkrimit te marreveshjes se binjakezimit mes dy vendeve. Vlora u perfaqesua me stenden e saj te turizmit, ne sheshin kryesor tè Bocholt-it, ndersa kultura dhe muzika u perfaqesuan nga muzikante dhe femije shqiptar.

Pritja e Kryetarit të Bashkisë së Dusseldorfit, Stephan Keller, i ngjante mikpritjes shqiptare.

Në sallën historike që bashkia u ka rezervuar miqve, ndamë vlerën e paçmuar të bashkëjetesës fetare që na i njohin e vlerësojnë ngado.  Bashkë me to, prezantimi i Vlorës si një nga vendet më të bukura turistike, bëhet gjithmonë shkas për të zhvilluar miqësitë që rrisin e përmirësojnë ekonominë e vendeve.

Anduena Stephan, Konsullja e Nderit e Shqipërisë në NRW, na bëri bashkë në Klubin Ekonomik të familjes Destani në Dusserdolf, bashkë me përfaqësues të trupës diplomatike, komuniteteve fetare, dhe emra ndikues në bashkësitë që mund të rrisin e zhvillojnë bashkëpunimet mes vendeve. Dielli i Vlorës është ftues për të gjithë

Çunat e talentuar të Shkollës Artistike Naim Frashëri gëzuan Bocholtin me këngë shqiptare, njësoj siç na gëzuan fëmijët e mrekullueshëm nga Shqipëria që kanë lindur e jetojnë në Gjermani, por flasin e këndojnë shqip

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close