
Britaniket priten me protesta vendimin për rritje të çmimit të energjisë elektrike që hyn në fuqi më 1 tetor. Pasojat më të rënda i vuajnë konsumatorët familjare e në veçanti pensionistët. Kriza pritet të përfshijë këtë dimër të gjithë Evropën pasi Rusia ndërpreu furnizimin me gaz.
Britania madhe do te rrisë çmimin energjisë elektrike. Vendimi u prit me protestën e dhjetëra qytetarëve britanikë jashtë selisë së rregullatorit të energjisë në Londër, i cili njoftoi se prej datës 1 tetor kostoja do të shtrenjtohet më 80% krahasuar me muajin prill.
Nën sloganin ‘Mos paguani’, protestuesit u bënë thirrje qytetarëve britanikë që të mos shpenzojnë asnjë qindarkë.
Me afrimin e dimrit familjet do të duhet të paguajnë 24.37 paund për kilovat/ orë për gazin që djegin për ngrohje teksa aktualisht vlera është sa një e treta, pra 7.37 paund.
Miliona familje do të shohin teksa faturat e tyre trefishohen, e cila do të përkthehet në vështirësi financiare për ta.
Por çka është edhe më shqetësuese konsulenca e energjisë “Auxilione” parashikon një rritje të mëtejshme edhe në vitin e ardhshëm ku faturat mesatare mund të arrijnë deri në 5,386 £ në janar dhe 6,616 £ në prill, sipas analistëve.
Autoritetet pranojnë se rritja rekord do të jetë “shkatërruese” për konsumatorët pensionistë në të gjithë Britaninë dhe bën thirrje për “ndërhyrje urgjente dhe vendimtare” nga kryeministri i ardhshëm.
Në total, rreth 24 milionë familje preken nga rritja e çmimeve.
Konflikti në Ukrainë ka bërë që kosto e gazit rus të rritet edhe më tej, duke sjellë edhe shtrenjtim të faturave.
Në Mbretërinë e Bashkuar, shumë pak gaz merret nga Rusia, por kjo nuk i ka mbrojtur furnizuesit nga ndikimi i çmimeve të pjesë tjetër të Evropës, e cila merr rreth 40 për qind të gazit natyror nga Rusia.
Për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Moskës, Evropa po blen më pak gaz nga Rusia. Ndërprerja e furnizimit rus ka rritur çmimin e gazit nga burime të tjera.
Për shkak të kushteve aktuale të tregut, çmimet e energjisë po rriten vazhdimisht, ku kufiri pritet të rritet edhe më tej vitin e ardhshëm.