fbpx
Lajme

Shtyhet deri në një moment të dytë data e zgjedhjeve në universitete

Data e zgjedhjeve në universitete është shtyrë deri një moment të dytë. Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Arsimit Besa Shahini. Shkak për shtyrjen është bërë sigurimi i një pjesëmarrjeje më gjithëpërfshirëse e studentëve pasi këta të fundit së fundmi po bëjnë mësim në mënyrë virtuale. Besa Shahini shprehet: “Data e zgjedhjeve për organet drejtuese të IAL-ve shtyhet deri në një moment të dytë kur mund të sigurohet pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve. Procesi përgatitor i zgjedhjeve duhet të vazhdojë në mënyrë që IAL-të të jenë gati të fillojnë fushatën zgjedhore menjëherë pas shpalljes së datës”.

Ministrja e arsimit është shprehu gjithashtu se shpreson se ky urdhër mund të “mundësojë kthimin e vëmendjes së udhëheqësve të arsimit të lartë publik tek planifikimi i mbylljes së suksesshme të vitit akademik për studentët. #PaktiPërUniversitetin.” /abcnews.al/

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button