Mbledhja më e rëndësishme e vitit të këshillit bashkiak të Vlorës. Shtyhet Seanca e sotme që pritej të diskutonte cështjet e buxhetit të bashkisë Vlorë për vitin 2022 buxhet i cili u rikthye sërish për rishqyrtim nga prefekti i qarkut të Vlorës Flamur Mamaj, u shty. Shkak i shtyrjes së kësaj mbledhje është fakti se shumica e antarve të saj kanë dal me covid. Nuk plotësohet numri i 21 antarëve që duhet për zhvillimin e saj. Mbledhja pritet të zhvillohet në një datë të papërcaktuar ende.