Lajme

Shtyhet seanca ndaj Ardian Çapjas, mungon avokati

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Ardian Çapjes, i dyshuar nga SPAK për organizim të v rasjes së Nezir e Gentian Beqirit babë e bir, në qytetin e Elbasanit. Mësohet se, shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit mbrojtës.

Gjatë procesit gjyqësor, ishte parashikuar të merrej dëshmia e pesë personave, e cila konsiderohet e rëndësishme për vijimin e gjykimit. Në 15 gusht të vitit 2012, 40-vjeçari Gentjan Beqiri është e kzekutuar në banesën e tij, në lagjen “Sporti i Vjetër” të Elbasanit. Dëshmitar i ngjarjes së rëndë ka qenë babai i tij, Nezir Beqiri, i cili ndërroi jetë pak minuta pas të birit. Fillimisht u dyshua se Nezir Beqiri kishte pësuar infarkt pas ngjarjes, por ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi se i moshuari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta që ka marrë në trup.

Ekzekutorët e kanë goditur disa herë në mushkëri, duke i shkaktuar hemorragji e pas disa minutash në urgjencën e qytetit, ai gjeti edhe vdekjen. Dyshohet se vrasjet janë kryer për motive hakmarrjeje, pasi në 2005-n Gentjan Beqiri është akuzuar nga organet e drejtësisë për v rasjen e biznesmenit Sokol Çapja, vrasje e cila ka ndodhur në një prej bareve të Elbasanit, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Prej disa kohësh, 40-vjeçari Gentjan Beqiri ishte në “Arrest shtëpie” për këtë v rasje.

Ai vuante nga një dëmtim në shtyllën kurrizore, për shkak të një tentative arratisjeje nga qelitë e paraburgimit. Vrasjet janë kryer në gjakftohtësi dhe dy efektivët rojë nuk e kanë kuptuar që ekzekutorët kanë kryer krimin. Ata e kanë marrë njoftimin vetëm pasi ka ardhur ambulanca.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close