Lajme

Shtyhet seanca për Agim Kajmakun…

Seanca paraprake për ish- kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun është shtyrë për datën 18 shkurt. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak për shtyrjen e seancës ka qenë mungesa e gjyqtares Vjollca Spahiu, për motive shëndetësore.

Në seancën e sotme, gjykata do duhet të vendoste nëse do ta kalonte çështjen për gjykim apo do ta kthente për hetime të mëtejshme. Agim Kajmaku, i cili vijon të jetë në arrati,  u denoncua nga Partia Demokratike se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit në Greqi.

Pas hetimeve të bëra, prokuroria ngriti tre akuza për tre vepra penale ” falsifikim i vulave, stampave ose formularëve, falsifikim i dokumenteve dhe kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close