Lajme

Shtyhet sërish gjyqi ndaj ish-gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha

Seanca gjyqësore ndaj ish-gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxhës dhe dhjetë të pandehurve të tjerë për dosjen e korrupsionit ne gjykatën e Krujës është shtyrë sërish. Shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e dy avokatëve të gjyqtares Hoxha, Ardian Visha dhe Arben Prenga.

Gjithashtu në seancën e sotme mungoi edhe avokati i të pandehurës Migena Seferi, Arben Sefgjini. Gjykata urdhëroi caktimin e avokatëve kryesisht ndaj tyre dhe vendosi që seanca e rradhës të mbahet më 1 Shkurt.

PSE NDODHET PAS HEKURAVE HOXHA? Emri i gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha tashmë lidhet me lirimin nga burgu të disa të dënuarve, përmes vendimeve të dyshimta, para se ajo të përballej me Vetingun. Në 7 nëntor të vitit 2017, Enkelejda Hoxha liroi nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë, Arben Zylyftari, në vitin 2000, në Shkodër.

Po në nëntor të 2017 Hoxha liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën ‘UFO’ nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tre herë. Gjithashtu po në nëntor të vitit 2017, gjyqtarja Hoxha dyshohet se i njohu vjetërsinë e punës një gruaje nga fshati Bilaj i Krujës, Marjana Prenuca, që në moshën 5-vjeçare për efekt pensioni.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close