fbpx
Lajme

Shtyhet vendimi për masën e sigurisë për Artan Shkëmbin, çfarë kërkoi avokati

Është shtyrë vendimi për ish-zv drejtorin e OFL-së Artan Shkëmbin, i cili u pezullua nga detyra pak ditë më parë pë nxjerrje të sekretit hetimor. Mësohet se avokati mbrojtës i Shkëmbit, Artan Broci ka këkuar më shumë kohë për njohjen e akteve. “Bëm kërkesë për njohjet me aktet. Kërkesa u pranua, nesër në orën 09:00 do japim konkluzionet tona”- tha Broci për mediat shkurtimisht.

Vendimi për pezullimin e Shkëmbit u mor dy ditë më parë nga gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe u pasua nga një urdhër i kryepolicit Ard Veliu. Artan Shkëmbi, ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në policinë e shtetit, ndërsa kandidoi edhe për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të hetimit, por nuk arriti të kualifikohet në fazën e testit të poligrafit. Në shkurt 2020, ai kaloi me sukses testin e vettingut, pavarësisht probleme që u relatuan nga trupa gjykuese në shtyllën e pasurive dhe figurës morale.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button