Categories Lajme

Shtyrja e afatit të vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik

Komisioni i Sigurisë Kombëtare në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar Aktin Normativ për një shtesë në ligjin për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë. Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda tha se urgjenca për kalimin e këtij ligji qëndron në urgjencën që po kalon vendi në lidhje me pandeminë nga COVID-19.

“Siç e kemi parë është një epidemi, vala e së cilës vazhdon, mosha të prekura janë zakonisht mosha të treta, kjo mendoj  se ishte një arsye urgjente për të sjellë këtë draftligj në formën e Aktit Normativ pranë Kuvendit të Shqipërisë”, tha ajo

Voda shtoi se “në fakt në zbatim të vendimit të sipërpërmendur për të shmangur grumbullimet e shtetasve për marrjen e shërbimeve në sportelet e zyrave të aplikimit për karta identiteti, atëherë kjo ishte dhe arsyeja që ne menduam që të shtymë  afatin për të gjitha ata që u skadon brenda vitit 2020. Mendojmë se shmangia e grumbullimeve, radhëve apo dhe flukseve në fakt është  patjetër një masë mbrojtëse që shkon në favor të situatës të krijuar nga  epidemia” .

“Unë mendoj se ky parashikim është një masë parandaluese mbrojtëse por kryesisht për të  ruajtur moshat e treta ata që janë më të prekur, që e kanë më të vështirë të lëvizin dhe për këtë arsye unë mendoj se  ky projektligj, ku Akt Normativ do të ketë efekte në popullatën e vendit tonë. Kështu në thelb ky është qëllimi i këtij projektligji”, theksoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME