Lajme

Shuhet eksperti i ISHP-së, mister shkaku

Ndërron jetë Engjëll Mihali, eksperti i edukimit dhe promocionit shëndetësor në ISHP. Lajmin e v dekjes e bëri me dije vetë institucioni ku Mihali punonte.

“Një  lajm i trishtë për stafin e ISHP-së: Sot është ndarë nga jeta Engjëll Mihali, ekspert i edukimit dhe promocionit shëndetësor. Z. Mihali punoi në ISHP që prej vitit 2002 dhe drejtoi për gati një dekade Departamentin e Edukimit dhe Promocionit Shëndetësor. Ai u dallua për mendimin kritik dhe frymën e bashkëpunimit me koleget e tjerë dhe do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, korrektesën dhe seriozitetin në punë.

Edhe pse do të na mungojë fizikisht, Engjëlli do të jetë mes nesh përmes punëve që ka lënë pas dhe kujtimeve të shumta. Lamtumirë kolegu ynë i dashur! Të qoftë i lehtë dheu!”, thuhet në njoftimi e ISHP në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: