fbpx
Lajme

Shuhet kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi nga korona

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, mitropoliti Amfilohije, ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të premteje. Lajmi u konfirmua nga Kisha, e cila tha se Amfilohije, 82 vjeç humbi betejën me koronavirusin.

Mediat vendase bëjnë me dije se 82 vjeçari i infektuar me Covid ndërroi jetë në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë, ku qëndronte i shtruar që prej datës 7 tetor. Udhëheqësja e Klinikës së Pulmologjisë në këtë spital, Jellena Boroviniç Bojoviç, tha pas mesnatës së shkuar se gjendja e mitropolitit është serioze, se është intubuar dhe vendosur në ventilim invaziv. Ndërkohë në Malin e Zi janë konfirmuar të infektuar me Covid mbi 17,300 raste me koronavirus dhe 282 viktima.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button