Categories Bota, Lajme

Shuhet në moshën 135-vjeçare “personi më i vjetër” në botë

Ka ndërruar jetë në moshën 135-vjeçare gruaja e cila konsiderohej si personi më i vjetër në botë. Almihan Seyiti nga Kina Perëndimore i kishte parë të gjitha gjatë jetës së saj mbi një shekullore. Sipas Daily Mail, ajo kishte lindur më 25 qershor 1886, gjatë dinastisë perandorake Qing, dhe u shpall zyrtarisht personi më i vjetër i gjallë i kombit në vitin 2013 nga Shoqata Kineze e Gerontologjisë dhe Geriatrisë.

Seyiti vdiq “në mënyrë paqësore” ndërsa ishte e rrethuar nga familja. E martuar në vitin 1903, thuhet se ajo kishte birësuar një djalë dhe një vajzë me burrin e saj i cili vdiq në vitin 1976, ndërsa ajo ishte dëshmitare e gjashtë brezave pasardhës. Ajo ka lënë pas 43 nipër e mbesa.

Nipi i Seyiti dhe kujdestari kryesor Kuerban Nuer tha se ajo ndihej mirë dhe çdo ditë bënte ecje në këmbë në orën 10 të mëngjesit. Po ashtu 135-vjeçarja kishte një pasion të veçantë për muzikën dhe e dëgjonte përherë para se të flinte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME