
Ylli i King of the Hill, Johnny Hardwick, ka vdekur në moshën 59-vjeçare. Aktori i talentuar i cili luajti teoricienin e konspiracionit të Hank Hill, në serialin ikonik të animuar në 258 episode nga 1997-2010, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Teksas.
Hardwick u shpall i vdekur në vendngjarje, ndërsa shkaku i vdekjes aktualisht nuk dihet, raporton TMZ.
Hardwick ishte po ashtu shkrimtar, redaktor dhe producent për shfaqje, duke shënuar katër nominime në Prime Time Emmy .
Në vitin 1999 ai fitoi një çmim Emmy për punën e tij si producent në King of the Hill.