Lajme

Shuhet në moshën 88-vjeçare ish-profesor i Ekonomisë, Aristotel Pano

Ndërron jetë Aristotel Pano, ish-profesor i Ekonomisë. Mësohet se eksperti i ekonomisë ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Pano në vitin 1955 u diplomua në Institutin Financiar të Moskës.

Kujtojmë se pak ditë më parë Profesori Pano u dekorua nga presidenti Ilir Meta për kontributin e tij në fushën e Ekonomisë. Pano lindi në fshatin Vanistë të Gjirokastrës në 13/12/1933 ku mori edhe mësimet e para në gjuhën e tij amtare, greke.

Në vitin 1951 mbaroi me medalje të artë Teknikumin Financiar në Tiranë dhe në vitin 1955 u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Institutin e Lartë Financiar të Moskës. Mbas diplomimit punoi si specialist në Ministrinë e Financave dhe në vitet 1956-980 ka qenë pedagog pranë fakultetit Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tiranës.

Më pas Prof. Pano mori detyrën e përgjegjësit të Sektorit në Institutin e Studimeve Ekonomike, i cili ishte në vartësi të Akademisë së Shkencave. Pas vitit 1989 Prof. Pano u caktua si pedagog i jashtëm në fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës dhe Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Gjatë viteve 1955-2015 ka botuar shumë libra, monografi, studime dhe artikuj shkencorë për analizën ekonomiko-financiare, kontabilitetin, financat dhe shkencën ekonomike në përgjithësi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: