Categories Lajme

“Shumica e komunitetit të artistëve të teatrit pro shembjes”/ Spiropali: Godina ishte kthyer në një karakatinë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali u shpreh sot se vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar, ishte miratuar në Kuvend. Gjatë një interviste televizive ajo tha u shpreh se “vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar ishte miratuar në parlament dhe më pas me një ndryshim procedure iu kalua bashkisë së Tiranës për të bërë të njëjtën gjë. Pra ky vendim ishte marrë dhe nuk ishte surprizë”.

“Një grup njerëzish, prej dy vitesh e tre muajsh e kishin uzurpuar atë ndërtesë, ndërsa janë bërë rreth 12 dëgjesa publike ku të gjitha palët kanë shprehur pikëpamjet e tyre. Autoritetet por edhe personalitete të asaj skene, artistë e regjisorë dhe ai grup i vogël, që nuk ishte dakord me shembjen, nuk kishte për të ndryshuar mendje në takimin e trembëdhjetë. Ndërkohë, ata përdorën të gjitha mjetet, deri në uzurpimin fizik të godinës, për të shprehur pikëpamjet e veta”, theksoi Spiropali.

“Ne i respektojmë të gjitha pikëpamjet pa diskutim, por është e papranueshme që të mos të respektosh vendimin e shumicës së atij komuniteti artistësh por edhe të autoriteteve”, tha Spiropali. Nga kjo pikëpamje, theksoi ajo, duke e ditur që rezistencë do të kishte, u zgjodh ajo mënyrë dhe kohë për të shmangur sa të mundej përplasja.

Spiropali theksoi se, shumica e komunitetit të atij teatri të aktorëve dhe të regjisorëve, janë shprehur pro prishjes. “Ne kemi për detyrë të marrim një vendim edhe pas vlerësimeve që i kanë bërë ekspertët, për sa i përket qëndrueshmërisë së godinës, efeshmërisë, investimit që duhet bërë”, – tha ajo.

“Ajo ndërtesë e cila u ndërtua për funksione të përkohshme, ishte kthyer në një karakatinë”, – tha Spiropali.

Duke iu referuar protestuesve pro mbrojtjes së teatrit, Spiropali tha se, në dijeninë e saj vetëm një prej tyre është aktor i Teatrit Kombëtar dhe të tjerët vijnë nga rrugë të ndryshme, por gjithsesi, asnjë qytetar nuk ka të drejtë të pushtojë godinat. “Gjuha e ulët e përdorur në të gjitha nivelet duke mos kursyer figurat më të shquara të atij teatri, duke mos kursyer as Ismail Kadarenë, që sipas tyre duhet të shprehej pro, është e papranueshme”, – tha Spiropali, ndërsa theksoi se, njerëzit vërtet mund të mos kuptohen dhe mund të kenë divergjenca mendimi, por në fund kur merret një vendim, ai çohet deri në fund duke u respektuar.

“Është e qartë që kjo rezistensë është kthyer në bërthamë politike që mbështetet nga opozita jashtëparlamentare”, – tha ajo.

Spiropali solli në vëmendje se Komisioneri për Zgjerimin i BE-së deklaroi se çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar, është çështje e brendshme e një shteti. “Ne do të kishim dashur të kishim mirëkuptim me atë komunitet. Ne kemi bërë gjënë e duhur, se aty do të ngrihet një teatër që i shkon Shqipërisë në këtë fazë të zhvillimit, një teatër dinjitoz dhe jo një ndërtesë e përkohshme me rrezik shembjeje që në 1958”, u shpreh Spiropali.

Ajo solli në vëmendje se sa herë që bëhet fjalë për një investim publik në Tiranë, si sheshi Skënderbej, parku i lodrave te Liqeni i Tiranës, apo Pazari i Ri, ka gjithnjë zhurma të paqena.

“Ka një procedurë. Teatri nuk do të preket në asnjë milimetër të tij. Madje teatri do të zgjerohet në hapësirën e tij, sepse projekti të tillë e parashikon. Mos i nxirrni kullat pykë, sa herë që nuk ka argument për ndërtimin e një teatri të ri”, – tha Spiropali. Në lidhje me qëndrimin e policisë ndaj protestuesve për Teatrin, ajo tha se, “kjo është haptazi një protestë e stisur, për të dalë aty ku donin, te protesta politike”.

“Këta që kanë vrarë katër vetë në bulevard guxojnë të flasin për gërvishtjen e gjurit të një njeriu. Në atë bulevard kur protestonim ne, janë plagosur me dhjetëra njerëz dhe janë arrestuar 400 persona. Janë gjetur 2500 gëzhoja. Bëhet fjalë për një çështje politike, pra nuk është për teatrin. Por drejtësia do ta zbardhë jo vetëm këtë, por edhe të tjera dosje që kanë vite e vite në sirtar dhe këto dosje nuk i kemi mbajtur ne, por drejtësia e lidhur me politikën që ka favorizuar pandëshkueshmërinë në këtë vend”, – tha ajo.

Në përgjigje të reagimit të ambasadores amerikane për pazare në kurriz të Reformës në Drejtësi, Spiropali tha se, “janë ata që i janë frikur Reformës në Drejtësi, e kanë sulmuar që në gjenezë dhe janë munduar ta mbytin në djep dhe tani po duan që institucionet e reja të drejtësisë të mos ngrihen”.

“Janë të njohur publikisht dhe jo më vonë se para disa ditësh me vonesën që i karakterizon dhe reagime kompleksive edhe disa figura të opozitës deklaruan se ne duhet të kemi një marrëveshje të re për sa i përket Drejtësisë me kaq pika e aq pika”, – tha Spiropali. “Pas deklaratës së ambasadores Kim, kryeministri Rama deklaroi se është i gatshëm të ulet me të gjithë partnerët për të çuar deri në fund Reformën në Drejtësi në linjë të plotë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Ne duam që Reforma në Drejtësi të zbatohet ashtu siç është. Nuk jemi pjesë e kompromiseve në kurriz të ligjeve që kemi votuar, të Reformës në Drejtësi, ndryshimeve kushtetuese”, – deklaroi Spiropali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME