Lajme

Si autor filmash, dy grabitësit largohen nga tarraca e pallatit, policia i rrethon dhe arreston shqiptarin

Një skenë si në filma aksion është zhvilluar mbrëmjen e së martës në Torino të Italisë. Dy persona, një prej tyre shqiptar, kishin hyrë në tarracën e një pallati dhe kërkonin të zbrisnin në ballkonin e një banese për ta grabitur.

Një banor i zonës i cili i kishte parë, njoftoi policinë e cila mbërriti në vendngjarje. Disa efektivë u futën në hyrje të pallatit për t’i kapur ndërsa disa të tjerë qëndronin jashtë për t’i monitoruar.

Sipas mediave italiane, dy grabitësit u rikthyen në tarracë dhe gjetën një mënyrë për t’u larguar duke i shpëtuar pritës së policisë.

Pas disa minutash ndjekje, uniformat blu arritën të kapin vetëm njërin prej grabitësve i cili u identifikua si shqiptar. 47-vjeçari i identifikuar është një emër i njohur për policinë italiane pasi rezulton i dënuar edhe më parë për grabitje. Ndërkohë autoritetet po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e personit tjetër. Ndërkohë nga kontrolli i bërë në ballkonin ku kishin zbritur dy grabitësit, brava e derës ishte prishur.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: