Categories Lajme

Si do të përzgjidhen 60 hetuesit e BKH, në total janë 500 kandidatë

Ka përfunduar afati i aplikimeve për hetues  të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ose FBI shqiptare. Deri dy ditë më parë numëroheshin vetëm 165 aplikime për 60 vende si hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit. Por disa orë para se të përfundonte afati i aplikimeve, kjo shifër ka shkuar në 500, policë dhe civilë.

Apeli i ambasadores Yuri Kim Pak orë përpara se të skadojë afati i aplikimeve për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim, ka dalë me një apel të rëndësishëm, duke u kërkuar të interesuarve që të ngrihen dhe të veprojnë. Në një postim në “Twitter”, diplomatja amerikane thotë se është koha për veprim, kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. “Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të bërë një ndryshim, duke u bërë një hetues special i BKH-së. Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë. Mos u tregoni të kënaqur të uleni dhe të ankoheni – ngrihuni dhe veproni”, shkruan Kim.

Gara u hap në 8 shtator Gara u hap më 8 shtator, ditën kur ambasadorja amerikane, Yuri Kim, zhvilloi një takim me drejtoreshën e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, dhe drejtuesin e SPAK-ut, Arben Kraja.

Pas këtij takimi, në njoftimin e BKH-së jepeshin të gjitha detajet e kushteve që duhet të plotësojë kandidati për të qenë hetues pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe kontaktet e nevojshme. Sipas BKH-së, kandidatët duhet të kenë eksperiencë në fushat e përcaktuara në ligjin nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si dhe në fushat që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (Ekonomik, Teknologji e Informacionit).

Sipas njoftimit zyrtar të BKH-së, për të aplikuar për pozicionin e hetuesit të BKH-së kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere, si dhe të dorëzojnë disa dokumente. Nevojitet vërtetim zyrtar që vërteton vlerësimet për aftësitë e tij /saj profesionale, etike dhe integritetin moral; vërtetim zyrtar që vërteton se ndaj tij/asaj nuk është marrë masa disiplinore e “shkarkimit nga detyra”, ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit në momentin e aplikimit; një deklaratë për mungesën e konfliktit të interesit, që do të pohojë se kandidati nuk është palë ose përfaqësues ligjor në çështje që janë objekt hetimi nga BKH-ja dhe Prokuroria e Posaçme, si dhe nuk ka asnjë konflikt interesi, i cili do ta bënte të pamundur angazhimin e kan didatit në pozicionin e hetuesit. Pas kësaj do të kryhen fazat e përzgjedhjes, ku aplikantët do t’u nënshtrohen disa testimeve.

Vetëm kandidatëve që do të kualifikohen për në fazën e intervistës do t’u kërkohet të dorëzojnë dokumentet në lidhje me procesin e verifikimit.

Për përzgjedhjen e 60 hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit do të kryhen 5 teste përzgjedhjeje, sipas kategorive: Arsyetimi logjik, test që mat aftësitë e kandidatit në lidhje me të menduarin kritik, ku përfshihet përpunimi i fakteve, nxjerrja e përfundimeve dhe arsyetimi abstrakt; Testi i aftësisë fizike, që përfshin testim në palosje, sprint 300 m, pompa dhe vrapim 2.4 km; Shkrimi i eseve, test që mat aftësitë e kandidatit për të shprehur ide me shkrim dhe saktësinë ortografike, gramatikore, formatin, prezantimin dhe sa i është përmbajtur kandidati pyetjes; Intervista e strukturuar, test që mat aftësinë e kandidatit për të shprehur verbalisht ide, për të shprehur vlerat e tij/saj profesionale dhe për të dhënë zgjidhje për probleme që kanë lidhje me punën, si dhe testi i poligrafit; Procesi i verifikimit, kandidati për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit duhet të kalojë në verifikimin e pasurisë dhe figurës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME