Categories Lajme

Si do të vijojë moti për gjysmën e mbetur të muajit janar? Sinoptikanët tregojnë nëse do të ketë borë në kryeqytet

Një janar me temperatura tipike, minimumi -3 ose -4 deri në 13-14 gradë. Kështu pritet të jetë moti muajin e parë të 2023, pra një vijim dimri i butë siç ka qenë deri tani.

Sinoptikani Hakil Osmani tha për News 24 se gjatë ditës së nesërme do të ketë temperatura të ulëta ç’ka mund të sjellë ngrica në rrugë.

“Këto janë ditët më të ftohta. Ditët e tjera të janarit do të sjellin momente të shkurtra. Në zonat malore -4, -5 gradë ndërsa maksimumet 13-14 gradë. Edhe gjatë ditës së nesërme do të ketë temperatura të ulëta çka mund të sjellë ngrica në rrugë. Në fundjavë, prej të premtes do të ketë rritje të temperaturave të ajrit.

Ditët e mbetura të janarit do të jenë me temperatura tipike të janarit, nga -2 gradë në 13-14 gradë.

Do të ketë dhe episode me temperatura -5 gradë celsius. Sot nesër do ketë mjegull në zonat perëndimore. Kalime të pakta të vranësirave.

Ende nuk ka sinjale që dëbora do të zbresë në kryeqytet. Mundësitë janë vetëm për Dajtin. Në qytet temperaturat nga -4 gradë der në 14-15 gradë”, tha Osmani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME