Categories Lajme

Si e zbuloi Aleksei Navalny pallatin 1.3 milionë dollarësh të Vladimir Putinit

Një ditë pasi Aleksei Navalni, kreu i Fondacionit Antikorrupsion në Rusi (FBK) u arrestua sapo u rikthye në Moskë nga Berlini, ai bëri publike në Youtube një video që tronditi Rusët dhe njerëzit në të gjithë botën. Në videon me titull“Pallati i Putinit. Historia më e madhe e korrupsionit në botë”, Navalni pretendoi se një pallat luksoz pranë Gelendzhik, një qytet në rajonin jugor rus të Krasnodarit, është ndërtuar për presidentin rus Vladimir Putin me fonde të paligjshme për një kosto totale 1.35 miliardë dollarë, të siguruar nga anëtarët e rrethit të tij të ngushtë. Resorti ka një port, vreshtë, një kishë, një kazino, një pistë akulli nëntokësore për të luajtur hokej etj. “Brenda Rusisë ekziston një shtet i veçantë… Dhe në këtë shtet ka një car të vetëm e të pazëvendësueshëm: Putini”- thotë Navalni në video.

Pallati që mendohet se ka një sipërfaqe totale 17.691 metra katrorë, është godina më e madhe private e banimit në Rusi. Vetë Putin e hodhi poshtë këtë akuzë. “Asgjë që ndodhet atje nuk më përket mua apo të afërmve të mi”-tha ai të martën e kaluar. Brenda 24 orëve nga publikimi i saj në You Tube, videoja pati 20 milion shikime dhe brenda një jave 93 milion, duke e bërë atë investigimin më të njohur të aktivistit.

Po si lindi ky investigim? Ideja për të filmuar pallatin në Gelendzhik, Navalnit i lindi disa ditë pasi u zgjua nga gjendja e komës në Berlin në fillim të shtatorit, thotë Maria Pevçik, drejtuese e departamentit të investigimeve në FBK. Pevçik dhe hetuesi i FBK-së, Georgi Alburov nisën kërkimet e tyre disa javë më vonë.

Ajo dhe Alburov kanë zbuluar dhjetëra skandale korrupsioni me FBK për më shumë se një dekadë. Ndaj dinin se ku të kërkonin. “Ka shumë histori të ngjashme mbi mënyrën se si Putini administron korrupsionin e tij”- thotë ajo. Njeriu dikur i afërt me Putinit, i kthyer sot në kundërshtarin e tij, biznesmeni Sergei Kolesnikov, ndihmoi shumë për hedhjen e bazave të këtij investigimi. Kolesnikov e pranoi se kishte qenë ai ndërtuesi i pallatit gjigant në vitin 2005. I konceptuar në fillim si një “shtëpi e vogël”, ai filloi të shndërrohej në një “pallat të madh”, i thotë Kolesnikov Navalnit në videon tashmë të famshme. Kolesnikov u arratis nga Rusia pasi publikoi në vitin 2010 një letër të hapur, ku i bënte thirrje presidentit të atëhershëm Dimitri Medvedev t’i jepte fund korrupsionit të Putinit, dhe ku ai zbulonte se si u ndërtua pallati.

“Korrupsioni dhe lakmia po mundon miliona rusë”-shkroi ai. Për një dekadën që nga ajo kohë, nuk ka pati informacione të mëdha mbi resortin. Por FBK kishte arritur të siguronte disa foto dhe një planimetri të godinës. Pevçik thotë se dokumentet erdhën nga disa mijëra punëtorë të përfshirë në ndërtimin e pallatit, pavarësisht nga fakti se në vendin e punës nuk i lejonin të mbanin me vete telefonat.

Po si arri t`a filmojë pallatin ekipi i Navalnit? Pevçik thotë se kjo ishte një nga gjërat më sfiduese. Ekipi vendosi të shkonte në Gelendzhik për të filmuar resortin që ruhej nga shumë roje, duke përdorur një dron. Tre anëtarë të stafit të FBK, Alburov, Vjaçesllav Gimadi dhe Vladlen Los, u nisnë më tren natën nga Moska. Para se Alburov dhe Gimadi të zbrisnin afër Gelendzhik, Los zëvendësoi telefonat e tyre me radiomarrëse, dhe i çoi celularët në qytetin Soçi buzë Detit të Zi. Në këtë mënyrë, nëse policia apo FSB, shërbimi sekret rus do të gjurmonte vendndodhjen e ekipit, ata do të shkonin rreth 240 km larg pallatit. “Ne e dimë që jemi nën mbikëqyrje të vazhdueshme”-thotë Pevçik. Armiqësia e madhe ndaj FBK-së në rajonin e Krasnodarit, e bëri edhe më të domosdoshëm maskimin. “Sa herë që kemi shkuar atje, kemi pasur lloj-lloj telashesh”-thotë Pevçik. Navalni dhe disa anëtarë të FBK u sulmuan nga banorët jashtë aeroportit Anapa në Krasnodar në vitin 2016.

Në pamundësi për t’iu afruar pallatit nga pjesa tokësore për shkak të nivelit të lartë të sigurisë, FBK udhëtoi me anije në bregun e Detit të Zi. Përpara udhëtimit të tyre, ata kontaktuan FSB-në për të marrë leje për të lundruar në rajon – një kërkesë e veçantë vetëm për këtë zonë, tha Navalni. Kërkesa u pranua, por me kushtin që të mbanin një distancë në një rreze 1 milje nga bregu ku ndodhet pallati. Hetuesit e FBK-së dhe një kameraman hipën mbi një varkë me motor në një ditë të kthjellët dhe me diell, të veshur me jelekë portokalli të shndritshëm.

Ata ndaluan 2 milje larg pallatit, nga ku u përpoqën të nisnin dronin. Pas katër përpjekjeve, ata morën pamje të hollësishme mbi pallatin. Sa për brendinë e pallatit, FBK prodhoi pamjet të bazuara në përshkrimet dhe fotot e punëtorëve që kishin punuar tek rezidenca. Duke përdorur planet arkitektonike të markave italiane të mobiljeve, ata pyetën prodhuesit për pamjen dhe koston e produkteve.

“Çdo divan kushtonte sa një banesë e vogël në periferi të Moskës, dhe nëse do t’i blinit të gjitha orenditë vetëm për sallën e leximit, me atë shumë mund të blini një apartament të mirë në Londër”-thotë Pevçik. Nuk është e qartë se sa shpesh shkon Putini atje. Sipas FBK, kur ai viziton resortin, të gjithë përveç personelit bazë, pushohen nga puna. Disa burime i thanë FBK-së se Putini fton aty miq“të zgjedhur”, përfshirë udhëheqës botërorë, pas takimeve në rezidencën e tij zyrtare në Soçi, thotë Pevçik.

Po kush e financoi në ndërtimin e këtij pallati? Duke analizuar më shumë se 100.000 transaksione bankare, Pevçik dhe Alburov thonë se zbuluan një rrjet kompleks transfertash dhe kompanish off-shore, që lehtësoi rrjedhën e parave të nevojshme për të ndërtuar pallatin dhe vreshtat përreth. Këtu përfshihet kompania ruse e naftës Transneft, gjiganti tjetër Rosneft, me kreun e tij ekzekutiv Igor Seçin dhe Genadi Timçenkon, partneri në biznes i Putinit që prej vitit 1990. Pjesa më e madhe e këtyre parave vijnë nga marrëveshjet e qirave midis kompanive shtetërore dhe 2 kompanive në fjalë.

Navalni thotë se Transneft pagoi 4.3 miliardë rubla (56.7 milion dollarë) “qira” dhe për të legjitimuar pagesat mujore prej 120 milion rublash (1.6 milion dollarë), sipas tij kreu i Transeft, Nikolai Tokarev, viziton pallatin çdo vit për të mbajtur fjalime dhe për të bërë foto nga aty. “Kjo është arsyeja pse ne e quajmë këtë pallat aferën korruptive më të madhe në botë. Pra, miqtë e Putinit që u lejuan nga ai të vidhnin çfarë donin në Rusi, e falënderuan shumë. Ata mblodhën 100 miliardë rubla dhe ndërtuan një pallat për shefin e tyre”-shkruan Navalnin në versionin e shkruar të investigimit.

Dhjetëra gazetarë dhe aktivistë investigativë thonë se një tipar përcaktues i Putinit gjatë 21 viteve në pushtet është kontrata e tij e heshtur me oligarkët, rusët më të pasur:rrini larg politikës dhe mund të mbani shumicën e parave tuaja. FBK dhe të tjerët pretendojnë se Putini dhe zyrtarë të tjerë të Kremlinit, kanë marrë rregullisht një përqindje nga këto biznese. Anders Aslund, një ekonomist suedez, vlerëson se pasuria neto e Putinit është midis 100-160 miliardë dollarë, gjë që mund t`a bëjë atë njeriun e tretë më të pasur në botë pas Xhef Bezos dhe Ilon Mask.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME