Categories Lajme

Si mund ta verifikojnë qytetarët emrin në listën e zgjedhësve

Mbi 3.5 milionë shqiptarë kanë të drejtën për të votuar më 25 Prill, ditë kur do të vendoset për Kuvendin e ri. Ministria e Brendshme ka publikuar këtë të mërkurë listën përfundimtare ku sqaronte se i gjithë procesi hartimit të listës përfundimtare të zgjedhësve është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të Komisionit Qendror të Zgjedhësve.

Në një deklaratë të Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, sqarohej edhe mënyra se si mund ta verifikojnë qytetarët emrin në listën e zgjedhësve. Çdo qytetar mund të verifikojë emrin nëpërmjet shërbimit online në portalin e-Albania, ku mund të kryhet përmes kërkimit të qendrës së votimit (Kliko këtu).

“Shërbimi elektronik “Kërkimi i qendrës së votimit (QV)” i mundëson çdo shtetasi shqiptar të kërkojë adresën e qendrës së votimit në të cilën është caktuar të votojë”, thuhet në portalin e-Albania.

Por Doracaj shtoi gjithashtu se për çdo pretendim ata mund t’u drejtohen zyrave të Gjendjes Civile në bashki dhe njësi administrative, të cilat do të vijojnë të qëndrojnë të hapura nga dita e hënë, deri në ditën e shtunë.

Nga lista përfundimtare e zgjedhësve ka rezultuar se votues meshkuj janë 50.5% ndërsa femra 49.5%. 107 024 persona do t’u drejtohen për herë të parë kutive të votimit. Ndërkohë 1 098 shtetas janë të bllokuar si shkak, apo si rrjedhojë e ligjit të dekriminalizimit.  Numri total i qendrave të votimit është 5199 në rang vendi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME