Categories Lajme

Si mund të bashkohen Shqipëria dhe Kosova? Thaçi jep opsionin e tij, dhe zbulon ata që e pengojnë

Hashim Thaçi, në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ka folur për idenë e bashkimit kombëtar mes Kosovës dhe Serbisë. Thaçi u shpreh se kjo është “një ëndërr e të gjithë shqiptarëve që të jetojnë në një territor”, dhe shtoi se një ditë mund të ndodhë. Më tej kreu i shtetit tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar me flamurin kombëtar, janë bërë beteje me flamurin kombëtar dhe janë marrë vendime të rëndësishme me flamurin kombëtar.

“Kosova ka institucionet e veta, ka parlamentin e vetë, ka marrë vendimet legjitime dhe unë kam besim të plotë se vazhdimi i punës së përbashkët të dy qeverive do të krijojnë rrethana shumë të mira për punë të përbashkët për interesa të përbashkët dhe jam i bindur që në një kohë shumë të afërt kudo që jetojnë shqiptarët do jenë nën ombrellën euroatlantike“, tha Thaçi. Ai shtoi se bashkimi kombëtar duhet të ndodhë me referendum, ku të jetë populli ai që të vendosë dhe jo politika, pasi nuk ka besim tek kjo e fundit.

“Për sa i përket bashkimit kombëtar, unë kam një ide… nuk mendoj se bashkimi kombëtar mund të vijë përmes qeverive. Ne duhet të gjejmë një rrethanë të përshtatshme që në një moment të organizojmë një referndum andej e këndej. Unë kam një perceptim se individ të elitave janë pengesë për bashkimin kombëtar dhe flasin shumë por kur vjen puna për bashkimin kombëtar…”, u shpreh Thaçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME