fbpx
Lajme

”Si në epokën e…”, ushtarët marrin në krahë makinat e bllokuara në Lezhë-Milot

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar disa foto, ku shihen punonjës të ushtrisë duke mbajtur në krahë mjetet e bllokuara në aksin Lezhë-Milot që prej mbrëmjes së djeshme. MM thotë se është dërguar dhe një çisternë për të mbushur me karburant makinat që qendrojnë nën pushtetin e ngricës që prej mbrëmjes së djeshme.

“Stuhi të tilla bore që rrallë përfshijnë ultësirën perëndimore kanë shkaktuar probleme në aksin Lezhë-Milot. Megjithatë, Forcat e Armatosura janë angazhuar menjëherë për të ndihmuar sadopak në lehtësimin e situatës. Një mjet çisternë i FA ka mbërritur për të furnizuar mjetet e mbetura pa karburant, ndërkohë që trupat Komando po ndihmojnë edhe me krahë zhvendosjen e makinave të bllokuara”,thuhet në njoftimin e MM. Padyshim që mendja të ngel te punonjësit e ushtrisë që ende duket se punojnë me mjete primitive për zhbllokimin e rrugës, dhe nxjerrjen nga ngrica të makinave.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close