Categories Lajme

Si nëpër filma/ Dy të rinjtë me ‘Hummer’ përplasin dhe kanosin 39-vjeçarin, i përplasin edhe makinën

Dy persona kanë përplasur më automjetin e tyre një 39-vjeçar dhe më pas e kanë kanosur atë në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Shtetasit Mario Xhangolli dhe Sindi Syzo janë shpallur në kërkim nga policia, ndërsa personi që është kërcënuar është Eris Cekani.

Njoftimi i policisë:

Përplasën qëllimisht me automjet, automjetin e një 39-vjeçari, më pas e kanosën 39-vjeçarin dhe i dëmtuan me sende të forta, automjetin, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, menjëherë pas kallëzimit të marrë nga shtetasi E. Ç. se rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, 2 shtetas e kishin kanosur dhe i kishin dëmtuar me sende të forta, automjetin, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Nga veprimet e shpejta hetimore, janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim 2 autorët e dyshuar, shtetasit M. Xh., 30 vjeç dhe S. S., 28 vjeç, të banues në Pogradec, të cilët dyshohet se për motive të dobëta, kanë përplasur qëllimisht, me automjetin tip “Hummer” me të cilin qarkullonin, automjetin e shtetasit E. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec.

Gjithashtu, dyshohet se pas përplasjes, të dy shtetasit kanë dalë nga automjeti, kanë kanosur shtetasin E. Ç., i kanë dëmtuar atij, me sende të forta, automjetin dhe janë larguar me shpejtësi, nga vendngjarja. Gjatë largimit, për shkak të shpejtësisë, automjeti tip “Hummer” është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale. Më pas shtetasit M. Xh. dhe S. S. kanë braktisur automjetin dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen e këtyre shtetasve përpara përgjegjësisë penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet e thelluara, kryerjen e veprimeve procedurale dhe fiksimin e të gjitha provave, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME