Categories Lajme

Si nisi sherri i Kozakut me rrëmbyesit, video live e Stresit e futi në sherr me të dënuarin

Kozak Braçi, i cili dyshohej se ishte rrëmbyer nga disa kundërshtarët e tij për shkak të ofendimeve që i kishte bërë në rrjete sociale. Pas raportimeve dhe postimeve në media sociale se Kozak Baçi, i njohur si mbreti i “Instagramit” është rrëmbyer, forca të shumta policia mbërritën në zonën e Alliasit, e kanë gjetur dhe bënë të mundur shoqërimin e tij në Komisariat.

Policia po punon për kapjen e 4 personave të tjerë që e filmuan duke e goditur në makinë.

Nga videot që qarkullojnë në rrjete sociale, dyshohet se katër djemtë që e futën me zor në makinë pasi dolën nga taksia i ka dërguar Fabio Dushku. “Kështu është kur shan Fabio Dushkun”, dëgjoheshin duke thënë teksa e godisnin.

Por sherri mes tyre ka nisur në një video live në Instagram së bashku me Stresin, ku Dushku e vuri menjëherë në siklet.

Pas kësaj, Kozaku vijoi me video të tjera duke e ofenduar se e ka nxjerrë keq dhe duket se Dushku ka dërguar disa të tjerë “për ta ndëshkuar”.

Por Fabio Dushku nuk është i panjohur. Para disa kohësh dolën në rrjete sociale pamjet kur bënte ligjin në një burg grek, ku vuan dënimin me burg të përjetshëm./top channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME