Categories Lajme

Si përfundoi në pranga 35-vjeçari i shpallur në kërkim/ Policia “mësyn” shtëpinë, i gjenden 4 pako me kanabis

Pas një viti arrati është vënë në pranga një 35 vjeçar i akuzuar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike. Ky person ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Camel” të organizuar në shtator të vitit 2021, si rezultat i të të cilit u arrestua në flagrancë bashkëpunëtori i 35-vjeçarit. Gjatë kontrolleve të banesave të tyre, u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 84 pako me lëndë të dyshuar cannabis sativa, në formë çokollate, me peshë 21 kg.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Camel”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, në vijim të operacionit policor të koduar “Camel”, bënë kapjen e shtetasit:

–  V. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Camel” të organizuar në shtator të vitit 2021, si rezultat i të të cilit u arrestua në flagrancë bashkëpunëtori i 35-vjeçarit, shtetasi F. M., 37 vjeç. Gjatë kontrolleve të banesave të këtyre dy shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 84 pako me lëndë të dyshuar cannabis sativa, në formë çokollate, me peshë 21 kg.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar shtetasit V. M. masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME