Categories Lajme

Si po shfrytëzohet pandemia për pastrim parash

Ndërkohë që pandemia Covid ka futur shumë biznese në kaos dhe ka falimentuar shumë të tjerë, disa të tjerë kanë përfituar nga kjo gjendje. Kriminelët dhe terroristët mund të përfitojnë nga rënia ekonomike dhe falimentimi i biznesve duke investuar paratë e tyre në blerjen e pronave dhe ristrukturimin e kredive nëpërmjet përdorimit të fondeve të tyre.

Pandemia Covid-19 i jep hapësirë kriminelëve të pastrojnë paratë dhe të financojnë terrorizmin. Është ky alarmi që ngre drejtoria e pastrimit të parave dhe me anë të një udhëzimi të siguruar nga Report Tv i kërkon qeverisë dhe agjencive të zbatimit të ligjit të jenë vigjilente.

“Të dhënat e raportuara tregojnë se gjatë kësaj periudhe kriminelët kanë provuar të shfrytëzojnë gjendjen e pandemisë për të mbledhur fonde për organizata bamirëse fiktive, mashtrime në fushën e mjekësisë dhe shitjet në internet të ilaçeve të falsifikuara dhe furnizimeve mjekësore, siç janë pajisjet e testimit dhe ato që shërbejnë për mbrojtjen personale”.- thotë dokumenti i drejtorisë së pastrimit të parave.

Po si realizohen këto? Sipas drejtorisë së pastrimit të parave keqbërësit arrijnë qëllimet e tyre: Duke u prezantuar si zyrtarë të qeverisë; Falsifikimi, përfshirë këtu i produkteve thelbësore (furnizimet mjekësore dhe ilaçet), Mbledhja e fondeve për organizata fiktive në fushën e bamirësisë; Skema të mashtrimit në fushën e investimeve. Tjetër mënyrë ku qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm si dhe institucionet publike i përket edhe botës së internetit dhe telekomunikacionit me smartphone.

Në disa nga përpjekjet e fundit, kriminelët krijuan email të rremë të Organizatës Botërore të Shëndetit (phishing), instaluan viruese (malware) në aplikacione të telefonave celularë që përdoren për të gjurmuar rastet e të infektuarve si dhe kanë dërguar mesazhe SMS duke pretenduar të jenë personel mjekësor, duke kërkuar pagesa për trajtimin e ofruar ose duke premtuar ofrimin e fondeve për ndihmë emergjente’’ –thuhet në dokument.

Më tej thuhet se “Në kushtet rënies ekonomike, kriminelët dhe terroristët mund të kërkojnë të investojnë në pasuri të paluajtshme ose biznese me probleme, të cilat mund të përdoren për të gjeneruar para dhe për të fshehur të ardhurat e jashtëligjshme. Mënyra të tjera janë dhe përdorimi i fondeve nga aktivitetet kriminale në procedurat e falimentimit të bizneseve apo ristrukturimi i kredive.

E në këtë situatë udhëzimi i siguruar nga ReportTv paralajmëron se ekziston shqetësimi që grupet terroriste mund të përdorin krizën e COVID-19 për të mbledhur ose transferuar dhe për të intensifikuar aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm.

Në Shqipëri prej javësh policia e prokuroria kanë disa të proceduar për veprën penale të mashtrimit në lidhje me Covid-19, ku në një rast një transaksion qindra mijëra euro i ardhur nga italia për blerje maskash kirurgjikale rezultoi mashtrim për të cilin hetimet vijojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME