Categories Lajme

Si po shiten në Shqipëri pesticide për mishin, sallamin e frutat (Video)

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” sjell me zë dhe figurë se si përdoren pesticidet e ndaluara e të dëmshme për shëndetin në spërkatjen e fruta-perimeve, që konsumojmë çdo ditë. Në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol kemi shkuar në disa dyqane, që tregtojnë pesticide dhe tregtarët pohojnë, se shesin edhe produkte të ndaluara, që kanë dalë nga qarkullimi.

Një ndër këto pesticide, që është ndaluar për qarkullim, është Ultracid, por tregtarët thonë se mund ta shesin me emër tjetër. Xarrë – Bashkia Konispol Dyqani 1 Ndërkohë që si përfundim, drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra, tha se dëshiron të përjashtojë “për të mos u ndjerë në faj këtu asnjë fermer që sot spërkat brenda të gjitha standardeve, që ka dashuri për prodhimin e tij dhe për konsumatorin që jemi ne.”

Saimir Kodra: Një duartrokitje edhe për Ministrinë e Bujqësisë që ua ka bërë të qartë edhe një duartrokitje me alarm brenda për të gjitha pikat doganore dhe për të gjitha instancat që duhet të bëjnë kontroll nëpër këto farmacitë bujqësore, nëse nuk keni kontingjent, i thoni xhaxhi Edi Ramës, të ngarkojë “Stop”-in, apo emisione të tjera, e bëjmë falas nuk ka problem… Gentian Zenelaj: Të rreshket një paletë, por çdo javë nuk të rreshket paleta. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME