Lajme

Si sot 2 vite më parë Eduard Leli, u nda nga jeta

Nga One Tv Vlora

Si sot 2 vite më parë Eduard Leli, Presidenti i televizionit ONE humbi betejën me sëmundjen e rëndë. Leli kishte shumë ëndrra për televizionin dhe mjetet e tjera të komunikimit, për t’i vënë në shërbim të plotë drejt së vërtetës. Për këtë vizion Edi gjithmonë ishte avangard me kohën, në kërkim të risive të reja të teknologjisë. Shumë shpejt ekrani i vogël i onetv u bë një dritare e ndritur e publikut. “Misionari i mirësisë”, kështu e quanin miqtë e shokët e ngushtë të tij. Edhe pse ai ishte disa hapa përpara me kohën dhe shumë i angazhuar, përsëri gjente kohën për të gjithë.

Eduard Leli ishte i lidhur ngushtë me idetë e zhvillimit teknologjik për të përmirësuar kualitetin e shërbimit të drejtëpërdrejtë me qytetarët. Njeriu me zemër të madhe u hapi rrugën e suksesit shumë bashkëpunëtorëve të tij, duke u mbështetur tek parimet e larta qytetare që e karakterizonin figurën e Edit. Ai tashmë nuk është më, por ka lënë një botë të tërë me kujtime.

Televizioni ONE vazhdon rrugëtimin e nisur shumë vite më parë, duke ndjekur me përpikmëri idetë e ideatorit Ed Leli. Stafi i televizionit ONE, shpreh mirënjohje të lartë për Edin, duke i shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve të tij.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: