Era e keqe e gojës është një problem që e hasin të gjithë dhe zgjidhja duket si e vështirë për tu gjetur. Edhe pse ju i lani dhëmbët disa herë në ditë dhe kujdeseni me ushqimet që konsumoni, ky problem vazhdon t’ju përndjekë. Sipas mjekëve, është e rëndësishme që të lani edhe gjuhën tuaj, përveç dhëmbëve.
Ndërkohë, janë disa ushqime që ju ndihmojnë që të keni një frymë të freskët. Molla është në listë, gjithashtu lëngu i limoni. Sipas mjekëve, edhe një gotë qumësht mund të zhdukë erën e keqe që keni në gojë.